e premte, 15 maj 2009

"H2O" me te shtrenjte ne bote

"H2O" me te shtrenjte ne bote: "'H2O' me te shtrenjte ne bote.
Mendohet se Madona eshte ajo,qe çdo vit shpenzon rreth 10 000 dollarë vetëm për ujë. Sekreti i këtij uji ka qenë se 'ishte i bekuar nga një rabin'. Përveç Madonnës këtë shprehi e kanë edhe Demi Moore, Ashton Kutcher dhe Naomi Campbell.
Një shembull për këtë është uji “Bling H2O”, i cili është i zbukuruar me kristale dhe diamante “Swarovski”. “Bling H2O” shitet me çmimin prej 441 dollarë për një shishe.

uji “Bling H2O”, Në grupin e ujit më të shtrenjtë që prodhohet, është edhe uji “10 Thousand BC”, i cili vjen nga akulli i vjetër më shumë së dhjetëmijë vite. Për këtë ujë thuhet se është i njëjtë me ujin i cili është pirë para dhjetëmijë vitesh."

Visual Basic 6 with MySQL Adodc1 Connect

The best code for Connect VB6 in MySQL Server with AdoDc











All code in button.

e mërkurë, 13 maj 2009

Albania Access Page - Portal Shqip per Informacione

Albania Access Page - Portal Shqip per Informacione: "Amazon shpalosi versionin 9.7 ekstra të madh të lexuesit të tyre elektronik, Kindle DX. Pajisja e azhurnuar veçohet me një ekran të madh letër elektronike 9.7 inç, lexues të integruar PDF, aftësi për auto-rrotullim dhe kapacitet për ruajtje të më shumë se 3.500 librave. “Dokumentet personale dhe profesionale duken aq mirë në ekranin e madh të Kindle DX sa që ju do të gjeni veten duke mbushur patronë të tonerit të ngjyrës shumë më rrallë” deklaroi
Shefi Ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos. “Libra të gatimit, libra të kompjuterëve, libra tekstual, apo çfarëdo libri i formatit të lartë, shkëlqen në Kindle DX”. Një numër i publikimeve veçse kanë kërcyer në anën e DX, duke përfshirë edhe New York Times, Washington Post dhe Boston Globe.
Kjo treshe do të ofrojë pajisjen e re me një çmim të reduktuar për ata që jetojnë
lexone..."

Kejsi Tola u ngjit për herë të parë në skenën e Moskës para pak ditësh, aty ku do të zhvillohet Festivali Evropian i Këngës

Kejsi Tola u ngjit për herë të parë në skenën e Moskës para pak ditësh, aty ku do të zhvillohet Festivali Evropian i Këngës: "Kejsi Tola u ngjit për herë të parë në skenën e Moskës para pak ditësh, aty ku do të zhvillohet Festivali Evropian i Këngës. Majë takave, me këngën “live” Kejsi Tola u ngjit për herë të parë në skenën e Moskës para pak ditësh, aty ku do të zhvillohet Festivali Evropian i Këngës. Ka kaluar provën me lëvizje të cilësuara si akrobatike në sajë të tre balerinëve. Deri tani nuk është thënë asgjë për ta. Ata janë dy vëllezër binjakë nga Vlora,
Greqi dhe një balerin shumë i talentuar nga Ukraina. Koreografi Julian Bulku ka men- duar një performancë ektremisht të vështirë për Kejsin, e cila duhet të ndjekë tre balerinët në lojën e tyre koreografike. Por i duhet të këndojë dhe një këngë të vështirë vokalisht."

e hënë, 11 maj 2009

Zbulohet vaksina që shkatërron qelizat e kancerit

Zbulohet vaksina që shkatërron qelizat e kancerit: "Zbulohet vaksina që shkatërron qelizat e kancerit
Written by SADI
Sunday, 10 May 2009 20:45
Ekipi i mjekëve në spitalin çek “Motol” ka arritur të zbulojë vaksinën, e cila për dallim nga barnat e deritashme, arrin të dallojë qelizat e kancerit, duke i sulmuar dhe shkatërruar ato, apo duke i bërë të paafta për të përparuar më tej. Udhëheqësja e ekipit novator, pof. dr Jirina Bartnjukova, një nga imunologët më të njohur botëror, ka thënë se vaksina e zbuluar shkatërron qelizat e kancerit, ose të paktën i paaftëson për t'u zhvilluar në trupin e njeriut. Testimin e parë të vaksinës ekipi i mjekëve nga Praga e ka bërë me sukses para një viti në rastin e një kolegut të tyre, i sëmurë nga kanceri në prostatë."