e hënë, 11 maj 2009

Zbulohet vaksina që shkatërron qelizat e kancerit

Zbulohet vaksina që shkatërron qelizat e kancerit: "Zbulohet vaksina që shkatërron qelizat e kancerit
Written by SADI
Sunday, 10 May 2009 20:45
Ekipi i mjekëve në spitalin çek “Motol” ka arritur të zbulojë vaksinën, e cila për dallim nga barnat e deritashme, arrin të dallojë qelizat e kancerit, duke i sulmuar dhe shkatërruar ato, apo duke i bërë të paafta për të përparuar më tej. Udhëheqësja e ekipit novator, pof. dr Jirina Bartnjukova, një nga imunologët më të njohur botëror, ka thënë se vaksina e zbuluar shkatërron qelizat e kancerit, ose të paktën i paaftëson për t'u zhvilluar në trupin e njeriut. Testimin e parë të vaksinës ekipi i mjekëve nga Praga e ka bërë me sukses para një viti në rastin e një kolegut të tyre, i sëmurë nga kanceri në prostatë."

Nuk ka komente: